Pronarja e një salloni bukurie në qytetin britanik të Liverpool është gjobitur 12,000 paundë nga autoritetet për shkelje të rregullave Covid-19 dhe për mbështetje ndaj protestave gjatë kohës së izolimit.
43 vjeçarja Julie Saunderson, pronare e sallonit të estetikës ‘Skin Kerr’ kishte nxitur një turmë prej 300 njerëzish në Liverpool të protestonin kundër kufizimeve, thanë prokurorët.
Ndërsa në fotot të marra nga vitrina e dyqanit të saj shihet që ajo dhe anëtarët e stafit të saj nuk besojnë te koronavirusi, duke e quajtur atë “virusi i magjisë vudu” dhe duke ndaluar diskutimet për sëmundjen apo përdorimin e maskave.
Prokurorët thanë se Saunderson, kishte rënë në vëmendjen e autoriteteve prej posterave te vitrines ku mohohet ekzistenca e sëmundjes. “Ajo qe nuk ekziston, nuk mund te te infektojë”, thuhet ne poster.
Salloni i saj ishte mbyllur për një periudhë nga autoritetet por më pas Saunderson ishte pikasur nga oficerët në një protestë duke inkurajuar pjesëmarrësit në brohoritje.
Ajo u gjobit £10,000 nga gjykata e Liverpool për rolin në protestë dhe një tjetër £2,000 për shkelje të tjera.
“Julie Saunderson nuk besonte se legjislacioni i qeverisë për pandeminë i përkiste dhe asaj,” tha mes të tjerash prokurorja Lydia Durkin.
Top Channel