Bashkia e Shkodrës nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur mbylljen e procedurave të shitjes së aksioneve të Vllaznisë në masën 100% duke shpallur si fitues bashkimin e kompanive Albasport&Entertainment sh.p.& Albaphoto sh.p.k të përfaqësuar nga Alban Xhaferrin me vlerë shitje prej 63 milionë e 750 mijë Lekë.
Më mars të 2021, bashkia Shkodër hapi procedurën për zhvillimin e ankandit për shitjen e kuotës së plotë të aksioneve të Vllaznisë ku përveç kompanisë së përfaqësuar nga Alban Xhaferri në të morën pjesë edhe bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, dhe shoqëria Joni sh.p.k.
Këto dy të fundit u skualifikuan, një vendim që më pas u apelua nga bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia. Gjithsesi ky apelim u hodh poshtë nga komisioni i prokurimit Publik që e konsideroi ankandin një procedurë të rregullt duke lejuar bashkinë të vijojë me procesin e shitjeve të aksioneve te Alban Xhaferri.
Top Channel