U kap brenda fermës së kanabisit me vlerë 1 milion paund, arrestohet shqiptari në Britani: Duhet të ndihmoja prindërit e sëmurë

30/08/2021 14:14

Një 48-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Jetnor Cuka është arrestuar duke u kujdesur për një fermë kanabisi në një ndërtesë të vjetër në Lumb Lane, Brisbane.

Cuka kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe do të kujdesej për 1310 bimë kanabisi, që nëse do të hidhej në treg do të shkonte në 1 milion paund. Kur u kap nga policia, Cuka tha se jetonte në fermë prej dy muajsh, por nuk kishte marrë para.

Ai shtoi se u emigroi drejt Greqisë për të ndihmuar prindërit e moshuar, ndërsa në dhjetor u shpërngul në Britaninë e Madhe. Pasi hyri në Britani, banda që e ndihmoi i tha se ka borxh 22 mijë paund dhe duhet të punonte për të shlyer paratë. Sipas Cukës, u lehtësua kur u arrestua pasi mori fund “skllavëria”, shkruajnë mediat britanike.

Gjykatësi Davey tha se Cuka ishte mashtruar nga trafikantët, ndaj vendosi që Cukën ta dënojë me 16 muaj burg.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA