Trupi i pajetë i burrit gjendet në një parcele tokë në Shijak, dyshohet se…

30/08/2021 22:47
Foto ilustruese

Një person i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme, në një parcele tokë në Shijak.

Sipas policisë, kufoma e gjinisë mashkull pjesërisht e dekompozuar është identifikuar në fshatin Gjepalaj, rreth orës 21:45. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por dyshohet se është një shtetas i pastrehë.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që ekspertiza nuk ka konstatuar shenja dhuna apo goditjeje me armë në trupin e të ndjerit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA