Ndonëse me vonesë komiteti teknik i ekspertëve kujtohet se duhet t’u kërkojë tampon negativ të gjithë personave që hyjnë në territorin tonë duke filluar nga data 6 shtator.
Nisur nga numri i lartë i të infektuarve këtë të hënë u shtrënguan masat kufizuese. E paralajmëruar nga kryeministri Rama, komiteti ka dalë me një vendim edhe për vaksinimin e detyruar, për studentët, mësuesit dhe stafet mjekësore, të cilët nëse nuk vaksinohen duhet të paraqesin PCR, në mënyrë të vazhdueshme.
Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vaksinim të të gjithë qytetarëve, pasi tanimë po përballemi edhe me humbje jete në moshë të re, mes tyre edhe një fëmijë.
Komiteti zvogëloi fashën e orareve të lëvizjes së qytetarëve me një orë. Rifillojnë gjobat individuale ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskë në ambientet e mbyllura dhe po kështu ndaj subjekteve. Në aeroporte nuk lejohen të futen qytetarë që nuk do të udhëtojnë.
Rikthehen masat:
1) PCR për çdo shtetas qe hyn ne territorin shqiptar nga datë 6 shtator
2) Vaksinë me detyrim pas 30 shtatorit për studentët, mësuesit, mjekët ose PCR vazhdimisht.
3) Karantinë dhjetë ditë per çdo shtetas rezident qe vjen nga jashtë pa PCR, pasaportë vaksine.
4) Lëvizja e qetarëve nga ora 23.00 deri në 06.00 te mëngjesit.
5) Maskë ne ambiente te mbyllura, ne rast te kundërt gjobë 3.000 mijë lekë për individin.
Top Channel