Dy shoferë kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të efektivëve.
A.Y., 43 vjeç, banues në Mallakastër, u arrestua pasi në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen” dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar;
Ndërsa L.K., 32 vjeç, banues në Durrës, u vu në pranga pasi në lagjen nr. 18, Durrës, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur.
Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit E. D., 37 vjeç dhe N. Q., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë konflikti me njëri-tjetrin, nuk i janë bindur punonjësve të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel