Gjendet i mbytur në Liqenin Artificial një i moshuar
30/08/2021 19:49
Një i moshuar është gjetur i mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.
Policia njofton se bëhet fjalë për një 70-vjeçar, i cili nuk është identifikuar ende.
“Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç”, njofton policia.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel