Durrësi vijon të jetë i mbushur me turistë.

Turistët nga trevat shqipfolëse thonë se prej vitesh pushimet duan t’i kalojnë në Durrës.

Temperaturat e larta do të sigurojnë turizëm detar edhe në muajin shtator. Pushuesit nga Kosova thonë se në Durrës nuk i tërheq vetëm detin, por edhe shërbimi cilësor që ofrohet në objektet akomoduese.

Është fundit i gushtit dhe shezlonget janë plot me pushues. Por gjatë orëve të para të paradites ka edhe nga ata pushues që refuzojnë plazhin dhe rendin pas Durrësit historik.

Top Channel