Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 vëllezër, pasi dyshohet se kanë kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Shtogu”.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy vëllezër 28 dhe 32-vjeç.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë një hetimi disamujor shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh” Njësia Administrative Shëngjergj.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.
Po ashty dy vëllezërit dyshohen se edhe në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan duke të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.
Top Channel