Një ditë më parë reshjet e shiut në Vlorë kanë bërë që shumë turistë të largohen nga çadra. Zhezlonget janë boshatisur, por nuk mungojnë dhe ata pushues,që sfidojnë motin. Në breg të detit preferojnë të shijojnë reshjet e shiut.
Por sezoni veror nuk përfundon këtu.
Sot në mesditë pushuesit kanë dalë sërish për të marrë rreze dielli dhe për të shijuar edhe ato pak ditë vere që kanë mbetur.
Nga ana tjetër reshjet e shiut të një nate më parë kanë ndihmuar të shuhen flakët në Gërnec të Selenizës. Vatra e zjarrit po rrezikonte puset e naftës në zonën e Gorishtit.
Zjarrfikësit e Selenicës, e Vlorës si dhë të ndihmuar nga ata të Fierit arritën të mbanin nënkontroll flakët e zjarrit. Ishin reshjet e shiut ato që ndihmuan në shuarjen përfundimtare të zjarrit.
Top Channel