“Humba gjithçka, qytetin, punën time… unë nuk kam me asgjë”, rrëfen mes lotësh gazetarja nga Afganistani për Top Channel.

Ziagol nuk mund ti mbajë lotët kur na rrëfen për ndjesitë e saj. Gazetares 26-vjeçare, iu desh të largohej nga Kabuli për shkak të rrezikut që i kanosje nga talebanët. Në bordin e avionin që e solli pas mesnate  rreth  182 shtetas afgane ne Shqipëri ajo ishte e vetme, pa familjarët e saj.

ZIAGOL: Un jam gazetare, ndjehesha e kercenuar dhe vendosa te largohesha.  Kompania ku unë punoja më  mundësoi vetem mua kalimin. Tani jam e shqetësuar per familjen time, per shkak te terroristeve taleban. Ato ndjekin familjet e gazetarëve dhe ky është  problemi më i madh keto ditë. Jam e shqetësuar  sepse nuk e di se cfare mund ti bejne familjes sime.

Amon nuk arriti të përfundonte studimet. Edhe pse Shqipëria i duket e bukur ai ëndërron që të  shkollet ne Amerike.  Në Kabul ai ka lënë motren një izh zyrtare e qeverisë afgane.

Mami dhe babai im jane mesues ndersa motra ime ka punuar ne qeveri ne Ministrine e Finacave. Ikem nga Kabuli sepse atje askush nga ne nuk mund te dilte jashta,  te leviste i lire sepse talebanet jane ngado. Femrat atje nuk mund te dalin jashta. Motra ime nuk mundi te vinte me ne por na  ndihmoi ne te laroheshim.  Shqiperia eshte shume e bukur une e pelqej por do ikim ne Amerike sepse babai im dëshiron qe te ikim atje”, shprehet studenti 20-vjeçar për Top Channel.

Në oborrin e godinës 11 dhe 12 të qytetit Studenti takojmë edhe Hozra Azis. Edhe ajo gazetare ne profesion bashkë me bashkëshorin, i cili ka punuar edhe për qeverinë  afgane.

HOZRA AZIS: Bashkeshorti im eshte gazetar gjithashtu dhe ka punuar per qeverine afgane jeta jone ishte ne rrezik dhe duhej te  largoheshim. Ne kishim nje jetë, ishim te lumtur ishte e veshtire te  linim gjithcka. Kur talebanet erdhen, situata ishte shume e rende.  Gjeja e pare e rendesishme ishte te shpëtonim jeten . Ne Kabul kam lene nenen time villain dhe  motren. Jeta e tyre eshte ne rrezik gjithashtu per shkak te punes sime si gazetare. Babai im ka punuar per qeverine dhe vellai gjithashtu. Se di cfare mund te ndodhe me te ardhmen tone se edhe po u larguam në Amerikë eshte shume e veshtire sepse do te nisim nga zero.

Talebanët Shatab i kanë vrare dy  familjarë. Ai ka qënë present edhe ne shpërthimin e ndodhur  ne aeroportin e Kabulit, por fatmirësisht ja doli të largohej  nga Kabuli.

SHATAB: Para nje muaji xhaxhai dhe vellai i gruas sime u vrane nga talebanet. Xhaxhai ishte drejtor i nje shkolle ne Kabul ndersa kunati ishte mesues. U largova  per shkak te presionit mbi familjen time. Kam qene afer kur ndodhi shpërthimi ne aeroportin e  Kabulit.  Fatmirësisht u larguam  ne kohë dhe me pas u rikthyem serish aty. Sot mbërrita ne Shqipëri i sigurt.

Fëmijët janë të vetmi të cilët gëzojnë të lirë  dhe pa mendime në oborrin e  godinës 11dhe 12 të Qytetit Studenti, ndërsa më të mëdhenjtë mendojnë për të ardhmen që i pret larg vendit te tyre te lindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA