Policia e Tiranës ka arrestuar 44-vjeçarin me 4 emra, i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se i arrestuari është Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se Eugen Vasili është dënuar me vendim të Prokurorisë së Milanos me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel