Aksident në Dajt, policia: Makina doli nga rruga, drejtuesi dhe pasagjerja janë në spital

29/08/2021 18:14

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar pasditen e kësaj të diele ne hyrje të Parkut të Dajtit.

Sipas informacionit të dhënë nga blutë mësohet se 33-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi dhe pasagjerja, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA