Vijnë edhe 95 afganë/ Avioni u ul në Rinas pas orës 23:00. Mes të mbërriturve dhe dy foshnja
28/08/2021 00:55
Të tjerë afganë që ikin nga vendi i tyre për t’i shpëtuar talebanëve erdhën në Shqipëri mbrëmjen e djeshme. Në pistën e aeroportit të Rinasit u ul një avion me 95 shtetas afgane, mes të cilëve edhe dy foshnja.
Ata u pritën në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Juri Kim.
Më herët, ministria njoftoi se në orët e ardhshme pritet të mbërrijë dhe një avion tjetër me afganë. Shtetasit afganë do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel