Video/ Ministria publikon pamjet, ja si u pritën 95 afganët që mbërritën pak para mesnate
28/08/2021 01:40
Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar pamjet ku ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim pritën 95 qytetarët afganë.
Pas orës 23:30 në Rinas u ul avioni me 95 afganët ku 2 prej tyre ishin foshnja. Në Rinas ndodhen edhe struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore. Dje në orën 03:20 mbërritën 121 afganët e parë dhe që tashmë janë strehuar në struktura hoteljere në Durrës.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në SHBA.
Top Channel