Aziz Tafa nga Darezeza e Re në Fier, është ndoshta i vetmi burrë në Shqipëri që ka punuar në tezgjah.

82-vjeçari e ka kultivuar pasionin që në moshë fare të vogël. Ai ishte vetëm 8 vjeç kur endi për herë të parë në tezgjah.

Ndonëse për 74 vite ka punuar në një profesion që ushtrohet nga gratë, Azizin nuk e ka shqetësuar kjo gjë. Përkundrazi ai ndihet i lumtur për punën e tij.

Me tezgjahun e tij rreth 100 vjeçar që e ka trashëguar nga e ëma, mjeshtër Azizi end veshje popullore për burra dhe gra si dhe ka nxjerrë nga duart e tij shumë sixhade e rrugica.

 

Megjithëse përfitimet ekonomike ishin të vogla, 82 vjecari e ka ushtruar me shumë dashuri këtë profesion, të cilin ua ka trashëguar edhe 4 vajzave të tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA