Tërmeti në Haiti/ Venezuela dërgon fluturimin e dytë me 30 ton ndihma humanitare (fotot)

28/08/2021 17:39

Qeveria e Venezuelës ka dërguar dje fluturimin e dytë me ndihma humanitare dhe furnizime të ndryshme për Haitin, i cili u godit nga tërmeti i rëndë me magnitudë 7.2 më 14 gusht.

Fluturimi i ngritur nga aeroporti Simón Bolívar në Caracas, kishte në ngarkesë mjekime dhe ushqime me kohëzgjatje të madhe ruajtjeje, si dhe materiale të tjera për të cilat kanë nevojë të prekurit nga katastrofa.

Ministri i brendshëm i Venezuelës Remigio Ceballos, tha se ndihma humanitare po dislokohet drejt Haiti si një gjest dashurie e solidariteti.

“Venezuela është këtu për të mbështetur popullin e Haitit,” tha Ceballos. “Ne do të vazhdojmë të dërgojmë artikuj për të cilat keni nevojë, për të vegjël, të moshuar e të rritur.”

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti ka arritur në 2,200.

FOTO GALERI
3/4
Ngarkesa kishte mjekime, uje dhe ushqime me kohëzgjatje të madhe ruajtjeje, si dhe materiale të tjera për të cilat kanë nevojë të prekurit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA