Durrës – Një shtëpi ka pësuar dëme të mëdha dhe është cilësuar i nivelit DS4, por askush nuk vë dorë mbi të. Brenda jeton një 92-vjeçare, e cila kërkon të shohë shtëpinë e rregulluar.

I afërmi ka sjellë pamjet në numrin e “Ti Raporton” në Top Channel duke treguar se gjyshja i thotë se do të vdesë në shtëpinë e saj, ndërsa tregon se e kanë nxjerrë me vështirësi jashtë.

“Kjo është shtëpia e një 92-vjeçareje që nuk i del shpirti pa parë shtëpinë e rregulluar. Me zor e kemi nxjerrë se thotë që do të vdes në shtëpinë time. Ka kaq kohë që e mbajnë me rrena. Kjo është nëna ime, që jeton 100 metra larg bashkisë Durrës, e cilësuar DS4 dhe organet bëjnë një sy qorr e një vesh të shurdhët”, shkroi i afërmi i të moshuarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA