Shkodër/ 72-vjeçari plagoset me armën e gjahut
28/08/2021 10:50
Një 72-vjeçar nga Shkodra ka shkuar në spitalin e qytetit, i plagosur me armë zjarri në krah.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale Z.P. është jashtë rreziku për jetën. Nuk dihet nëse i moshuari është vetëplagosur nga pakujdesia, gjatë përdorimit të armës apo është qëlluar nga dikush tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel