Shkëlqeu në “Tokyo 2020”/ Kushi takon atleten Luiza Gega: Një nga diamantet e sportit elitar

28/08/2021 11:57

Atletja Luiza Gega përfaqësoi denjësisht vendin tonë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Gega është takuar me ministren Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe kanë diskutuar për sfidat e sportit në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së sportistëve elitarë.

Dëshiroj ta falënderoj Luizën veçanërisht për mesazhet sensibilizuese që ka dhënë, si për një sport të pastër, ashtu dhe për luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve”, tha Kushi.

Ajo shton se Luiza është një ndër emrat që vijon të shkëlqejë dhe ka arritur rezultate të larta, duke ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare. Shembulli i saj ka bërë që qindra vajza të motivohen dhe të ndjekin rrugën e suksesit të saj.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA