Plagosja në Shkodër/ U konfliktua me 72 vjeçarin për një burim uji, e përplasi me makinë dhe e qëlloi me armë gjahu. Arrestohet autori

28/08/2021 17:01

Një konflikt pronësie për një burim uji në fshatin Shllak në Shkodër shkaktoi plagosjen e 72-vjecarit gjatë ditës së sotme.

Është vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, një 31-vjeçar të identifikuar me inicialet F.K., ndërkohë që i moshuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori 31 vjeçar, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, përplasi me makinë shtetasin Z. P., 72 vjeç gjatë mëngjesit të sotëm dhe më pas e plagosi me armë gjahu çifte.

“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA