Foto ilustruese

2 shtetas janë arrestuar në Berat, nën akuzën e dhunës fizike ndaj familjarëve.

Sipas policisë, 47-vjeçari me iniciale R.C., një ditë më parë ka dhunuar fizikisht gruan e tij.

Ndërsa 45-vjeçari me iniciale H.B. dyshohet se ka goditur fizikisht kunatën.

Të dy shtetasit do të hetohen nga Prokuroria e beratit për dhunën në familje.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor, arrestohet një shtetas tjetër.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpalluar në kërkim policor R.C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në datë 27.08.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua shtetasi H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA