Mitet rreth sëmundjes së artritit/ Faktet interesante që duhet të dini

28/08/2021 05:20

Artriti është një problem shëndetsor që shkakton dhimbje dhe inflamacion në kyçe, i cili prek zakonisht të moshuarit. Ekzistojnë dy lloje kryesore të artritit, që janë osteoartriti dhe artriti reumatoid. Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit dhe ndodh kur kërci që qëndron midis kockave shkatërrohet.

Artriti reumatoid ndodh kur sistemi imunitar sulmon gabimisht indet e shëndetshme të trupit. Ai shkakton dëmtime të kyçeve por gjithashtu mund të prekë muskujt, indin lidhor, tendinat dhe indet fibroze. Sipas burimeve artiti reumatoid është më pak i zakonshëm dhe ka tendencë të shfaqet më herët në jetë sesa osteoartriti. Në këtë artikull do të trajtojë disa prej ideve të gabuara që ekzistojnë artritin.

Vetëm të moshuarit preken nga artriti
Edhe pse artriti është më i zakonshëm tek të moshuarit, ai mund të prekë njerëz të çdo moshe. Sipas disa studimeve u zbulua se mjekët kanë diagnostikuar artritin në 49.7% e të rriturve të moshës 65 vjeç e sipër. Dhe tek 30.3% e të rriturve të moshës 45-64. Po ashtu 7.3% e njerëzve të moshës 18-44 kishin një diagnozë të artritit.

Nyjet ju dhembin nga artriti
Jo të gjitha dhimbjet e kyçeve shkaktohen nga artriti. Ka shumë shkaktarë të dhimbjes të nyjeve, duke përfshirë tendinitin, borsitin dhe dëmtimet.

Personat me artrit nuk duhet të ushtrohen
Ushtrimet mund të ndihmojë në ruajtjen e gamës së lëvizjes dhe forcës në nyje. Personat me artrit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak dhimbje, më shumë energji, përmirësim të gjumit dhe funksion më të mirë të përditshëm. Megjithatë këshillohet që të flisni me mjekun para se të filloni ndonjë regjim ushtrimesh.

Perime të caktuara përkeqësojnë artritin
Disa perime si domatet, patëllxhani, patatet dhe specat, besohet se ndikojnë në shfaqjen e simptomave të artritit. Por nuk ka asnjë provë që këto perime përkeqësojnë simptomat e artritit. Sidoqoftë, ekspertët rekomandojnë disa ushqime anti-inflamatore. Ato janë : vaji i peshkut që është i pasur me omega-3, frutat dhe perimet shumëngjyrëshe të pasura me antioksidantë, arrat edhe farat.

Nxehtësia është më e mirë se akulli për nyjet e lënduara
Në fakt, akulli ashtu si edhe nxehtësia mund të qetësojnë nyjet e lënduara. Nxehtësia mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes dhe ngurtësisë në nyje dhe muskuj. Ndërsa akulli mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe ënjtjes së kyçeve. Ekspertët shpjegojnë njerëzit duhet të përdorin nxehtësinë para ushtrimeve, kur një artikulacion është i ngurtë dhe kur përjetojnë dhimbje. Ftohja gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjen, dhe mund të jetë e dobishme veçanërisht nëse keni ënjtje pas aktivitetit.

Artriti nuk është i parandalueshëm
Edhe pse artriti nuk mund të parandalohet, njerëzit mund të eleminojnë ose minimizojnë disa faktorë për të ngadalësuar përparimin e tij. Për shembull, njerëzit me peshë të tepërt trupore kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të osteoartritit të gjurit.
Pirja e duhanit shoqërohet gjithashtu me një rrezik në rritje të zhvillimit të artritit reumatoid. Gjithashtu, mbrojtja e nyjeve gjatë ndonjë aktiviteti fizik mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të artritit. Ndërkohë që shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë më tepër rreth artritit, trajtime më të mira do të lindin./AgroWeb

Top Channel