Prestigjiozja zvicerane “Blick” e ka hapur gazetën me një titull në gjuhën shqipe, ku i bëjnë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.
Meqë në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë, mjeku Florim Cuculi i bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen pasi shifrat e rasteve të reja po rritjen ndjeshëm nga prania e variantit “Delta”.
“Ju lutem vaksinohuni, është shumë me rëndësi. Të nderuar bashkatdhetarë, ju drejtohem juve me një lutje: Ju lutem vaksinohuni. Me vaksinën për Covid, ju mbroni veten tuaj, familjen, të dashurit dhe shoqërinë tuaj sepse një njeri që është i sëmurë me Covid dhe kemi parë që ka edhe të rinj edhe pleq që sëmuren, edhe të rinj, edhe pleq që vdesin. Kur ti je në stacionin intensiv për 3-4 javë, në atë kohë shumë njerëz të tjerë që janë shumë të sëmurë, që i duhet operacioni i zemrës apo i tumorit, nuk mund të operohen. Prandaj ju lutem vaksinohuni”, tha mjeku Florim Cuculi në gjuhën shqipe.
Mjekët e huaj u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që të vaksinohen pasi mund të ndikojnë në rritjen e numrit të infeksioneve me COVID-19.
“Spitalet po mbushen me pacientë me koronavirus. Përfshirë shumë udhëtarë që kthehen. Aryseja përse mjekët e huaj u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre është për t’i dhënë informacion kujtdo që nuk flet gjuhën kombëtare”, shkruan Blick. Në artikullin e gazetës duket se thirrja “Ju lutem vaksinohuni” është shkruajtur në disa gjuhë të ndryshme.
Top Channel