Danimarka brenda dy javëve heq çdo kufizim të Covid-19: Nuk është më kërcënim për shoqërinë (fotot)

28/08/2021 15:33

Zyrtarët e shëndetësisë në Danimarkë kanë thënë se deri në 10 shtator vendi do të heqë të gjitha kufizimet e koronavirusit, pasi besojnë se virusi nuk është më “kërcënim kritik për shoqërinë”.

Autoritetet thonë se tashmë 70 përqind e danezëve janë të vaksinuar ndaj sëmundjes dhe duke parë nivelet e ulëta të infektimeve, ata thane se sëmundja është nën kontroll, prandaj nuk do të jetë më nevoja për çertifikata te vaksinimit apo testimeve.

“Epidemia është nën kontroll, kemi nivele të larta vaksinimi. Prandaj më 10 shtator shfuqizohen të gjitha rregullat e veçanta të nisura gjatë luftës kundër Covid-19,” tha ministri i shëndetësisë Magnus Heunicke.

Ai gjithsesi shtoi se “epidemia nuk ka marrë fund” dhe se qeveria nuk do të hezitojë të veprojë me shpejtësi nëse pandemia nis përsëri të kërcënojnë funksionimin esencial të shoqërisë.

Danimarka ka qenë nga vendet e para që nisi izolimet e pjesshme të pandemisë  prej marsit 2020, duke mbyllur shkollat dhe bizneset e shërbimet jo-esenciale.

Vendi ka relaksuar dhe ashpërsuar disa herë masat gjatë pandemisë, ndërsa në prill nxorri të ashtuquajturën ‘corona passport’ për t’i dhënë mbajtësve lejimin e hyrjes në vendet publike.

Por ndryshimet e fundit nuk prekin rregullat e udhëtimit drejt Danimarkës, për të cilat kujdeset një agjenci e veçantë qeveritare dhe pritet të ndryshojnë vetëm në tetor.

FOTO GALERI
1/5
Magnus Heunicke, ministri i shëndetësisë në Danimarkë ka thënë se deri në 10 shtator vendi do të heqë të gjitha kufizimet e koronavirusit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA