Disa shtetas janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar 10 kilogram kanabis, gjatë kontrolleve të policisë në disa fshatra të Vlorës.
Policia njofton se ka evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mesarkë, fshatin Lubonjë dhe Selenicë.
61-vjeçari me iniciale P.Rr. u shpall në kërkim, pasi në banesë iu gjet lënda narkotike e llojit kanabis.
63-vjeçari me iniciale F.B. u arrestua, pasi në tokat e tij kishte mbjellë kabanis. Në kërkim është dhe 40-vjeçari me iniciale E.K.
48-vjeçari me iniciale H.J. u shpall në kërkim, pasi pranë banesës, në fshatin Selenicë, iu gjet po ashtu kanabis.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. J., 48 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë, pasi në banesën e tij, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mesarkë, fshatin Lubonjë dhe Selenicë.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. Rr., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa si dhe 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ndalimi i shtetasin F. B., 63 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. K., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Mesarkë, pasi gjatë kontrollit në tokat, në përdorim nga këta shtetas, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. J., 48 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë, pasi në banesën e tij, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Top Channel