Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tom Plezha” në Tiranë.

Një 14-vjeçare është përplasur nga një automjet dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe,  e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA