Ardhja e afganëve në Shqipëri pas rrezikut nga talibanët ka ndezur debate në politikën shqiptare.

Por jo vetëm, edhe shoqëria shqiptare ka mendime të ndryshme për vendimin e qeverisë për strehimin e tyre në vendin tonë. Megjithatë njerëzit kujtojnë emigrimin e  shqiptarëve drejt Italisë vite më pare kur kanë qenë në të njëjtën pozitë me afganët sot.

Emine ka ardhur me bashkëshortin nga Egjipti 20 vite më parë për të jetuar në Tiranë dhe fëmija i tyre, Aliu ka lindur këtu. Ajo sot punon si mësuese private dhe mendon se Shqipëria i ka dyert e hapura për të gjithë dhe nuk është shoqëri raciste, edhe pse thekson se vetë populli shqiptar është i varfër e ka nevojë për t’u ndihmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA