Në orët në vijim pritet mbërritja e avionit të parë me qytetarë nga Afganistani, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu mëson se do të jenë 121 persona që do të mbërrijnë me këtë avion ushtarak. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.

Gjithashtu mësohet se ata janë nisur nga Kabuli 2 orë pas dy sulmeve kamikaze në afërsi të aeroportit. Afganët që do të mbërrijnë sot do të strehohen në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA