U kap duke transportuar lëndë drusore pa leje përkatëse, procedohet 45-vjeçari

27/08/2021 09:05
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar, banues në fshatin Zgerbonj, i Poliçanit është proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve.

Policia procedoi shtetasin M.I., pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Kamion”, lëndë drusore, pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA