Udhëtimi i 121 afganëve të parë drejt Tiranës ishte me një ndalesë në Tbilisi.
Ata në Kabul u bënë dëshmitarë të sulmeve kamikaze në afërsi të aeroportit të Hamit Karzai, ku humbën jetën mbi 70 persona.
Vetëm dy orë më pas nisën udhëtimin drejt një vendi të sigurtë duke braktisur atdheun ku u rritën dhe u përpoqën ta kthejnë në një vend demokratik.
Pas kontrolleve mjekësore në tendat e tranazhit, marrjes të dhënave personale nga autoritetet e Kufirit dhe Emigracionit, me eskortë policie të ndarë në tre grupe u nisën drejt Durrësit.
Këto janë momentet e para të mbërritjes në një prej hoteleve në zonën e Pishave të Buta në Golem, të cilat duhet të na bëjnë krenar pasi këtyre njerëzve u është shpëtuar jeta, ndërsa fëmijët e tyre nuk do ta përjetojnë errësirën dhe vuajtjet që kanë nisur të mbjellin Talibanët.
Të ardhurit e tjerë pjesë e 4000 afganëve që Shqipëria është dakordësuar të marrë do të akomodohen në Qytetin Studenti në Tiranë si dhe Lezhë e Berat.
E gjithë zona ku janë akomoduar të ardhurit e parë nga Afganistani, është nën ruajtjen e forcave të ndërhyrjes së shpejt të Durrësit. Kontaktet e tyre përveç ato me autoritetet shqiptare do të jenë të kufizuara. Ky resort pas meje për javët mbase shumë muaj në vazhdim, do të jetë shtëpia e tyre e re deri sa të procesohen aplikimet për vizën e posaçme amerikane SIV.
Top Channel