Avioni me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, ndërsa tashmë kanë mbërritur në Durrës, në ambientet e hotelit ku do të strehohen.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, shihet grupi i parë me 121 shtetas afganë nga 4000 që pritet të mbërrijnë në Shqipëri në ditët në vijim. Ata shihen teksa zbresin shkallët e autobusit dhe drejtohen për në strehën e tyre të përkohshme.
121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas u pritën nga ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja Yuri Kum, po ashtu edhe nga struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore të cilat ishin në gatishmëri.
Vendi ynë do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh më herët ministrja Xhaçka.
Top Channel