“Nguleni mirë në kokë!”/ Rama ia thotë troç deputetëve: Nuk e meritojnë të punojnë për shtetin shqiptar ata që…

27/08/2021 19:37

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në pallatin e brigadave deputetë të rinj dhe të vjetër, për të diskutuar për vizionin e mandatit të tretë qeverisës.

Rama i bën me dije deputetëve se kushdo që ndërhyn për të mbajtur në punë persona të paaftë apo ndikon në procese tenderash dhe vendimmarrjesh, nuk duhet të punojnë për shtetin shqiptar apo të përfaqësojnë logon e Partisë Socialiste.

Rama: Duhet të përgatitemi për operacione të reja e të vështira, për vendime jo të lehta, për punë aspak të lehta. Duhet të jenë të gjithë të gatshëm për të hequr dorë nga lojëra të vjetra dhe të dëmshme individuale në dëm të qëllimeve të punës dhe imazhit të PS. Të gjithë të jenë të angazhuar që secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin dhe ta ngulin mirë në kokë që ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, ndërhyrjet për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë të punojnë për shtetin shqiptar, të përfaqësojnë PS apo ndërhyrjet për të ndikuar në procese tenderash dhe vendimmarrjesh me natyrë materiale janë armiqësore me qëllimet e të gjithë atyre që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm për të drejtuar vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA