Lëndë narkotike e llojit kanabis u identifikua sot në një furgon, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale M.B., banues në Belgjikë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Hanin e Hotit, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip furgon me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip furgon është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Belgjikë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.
Materialet do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA