Shqipëria ka pasur një vit të frytshëm sa i përket prodhimit të energjisë elektrike për shkak të reshjeve të bollshme të shiut. Sipas statistikave të INSTAT prodhimi në 2021-in u rrit edhe në tremujorin e dytë.
Me rritjen e prodhimit është rritur edhe sasi e energjisë që vendi ynë ka shitur këtë vit, ndërkohë që kemi blerë më pak. Këtë vit, Shqipëria importoi rreth 68% më pak energji se një vit më parë dhe ka eksportuar 4,1 herë më shumë.
Eksperti Eduard Elezi shpjegon se në këto raste kur shesim më shumë energji nuk bëhet një llogaritje sa fiton konsumatori shqiptar.
Nga bilanci i energjisë shihet gjithashtu se bashkë me rritjen e konsumit në tremujorin e dytë janë rritur edhe humbjet në rrjet, ku peshën më të madhe e kanë patur bizneset.
OSHEE në gushtin e 2021-it ka blerë energji me çmime rekorde, edhe pse në sasi më të pakta për shkak të prodhimit të bollshëm nga hidrocentralet e Shqipërisë.
Prodhimi i energjisë elektrike
3M2 2021 2.660 GWh
3M2 2020 1.188 GWh Rritje 2.2 herë
Importi energjisë elektrike
(3M2 2021) 228 GWh
3M2 2020 681 GWh Diferenca: 68,5% më pak
Eksporti energjisë elektrike
3M2 2021 924 GWh
3M2 2020 224 GWh Diferenca: 4,1 herë më shumë
Bilanci: +696 GWh
Përdorimi i energjisë 17.2% rritje 3M2 2021
Top Channel