I vihet eksploziv një automjeti në Bulqizë, policia shoqëron disa persona

27/08/2021 08:39
Ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti ishte e vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E.D.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme në Bulqizë, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

“Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA