Kjo javë që po lëmë pas rezultoi me një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me Covid 19, të cilët u shtruan në spitalin Infektiv duke bërë që kapaciteti i tij t’i afrohet ezaurimit dhe që të bëhet gati të hapet Covid 3.
Spitali Covid 1 ka një kapacitet prej 120 shtretërish ku aktualisht janë mbi 90 të shtruar. Autoritetet shëndetësore i druajnë rritjes së mëtejshme të shifrave kur të kthehen pushuesit dhe po kështu me freskimin e motit, ndaj vijojnë të bëjnë apel për vaksinim.
Ndërkohë që maskat në ambiente të mbyllura duhet të përdoren edhe nga personat e vaksinuar, të cilët jo vetëm mund të infektohen, por e transmetojnë edhe tek të tjerët, edhe kur e kalojnë pa simptoma. Javën që vjen pritet të nisë mësimi në shkolla dhe ekspertët janë në pritje për të parë sjelljen e virusit dhe rolin që do të kenë fëmijët për ta transmetuar tek të rriturit.
Ndaj vaksinimi është kthyer me detyrim edhe në Shqipëri për mësuesit, mjekët dhe policët.
Top Channel