Ekzekutoi me plumb në kokë 25-vjeçarin, del para Gjykatës Bledar Selmanaj

27/08/2021 12:22

Bledar Selmanaj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës.

Gjyqtar i çështjes është Enkel Peza dhe prokuror Flora Çela. Pritet të merret masa e arrestit me burg për Selmanajn.

Dyshohet se Bullari është vrarë nga pasagjeri në makinë, duke u qëlluar me tre plumba në kokë.

Trupi u gjet brenda makinës tip “Fiat Punto” dhe nga hetimet e deritanishme mendohet se 25-vjeçari ka mbërritur atje i shoqëruar nga persona të njohur.

Shkaqet e vrasjes mbeten ende mister, ndërsa i riu kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve. Grupin e hetimit pritet ta ndihmojë dëshmia e të afërmve të 25-vjeçarit.

Babai i tij ka thënë se i biri ishte larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00-19:00 të pasdites se te premtes, si zakonisht për të pirë kafe dhe ai nuk ka informacion se si ka mbërritur në Vlorë, ku edhe më pas u gjet i ekzekutuar me të paktën 2 plumba. Mjeti ishte në emër të një gruaje nga Tirana ku i riu me origjinë nga Elbasani jetonte prej vitesh.

Pista e parë e hetimit është një vrasje për pazare të prishura të drogës, ndërsa po shikohet e kaluara e viktimës si dhe thirrjet telefonike që mund të ketë bërë dhe marrë para ekzekutimit. Ndërkohë nga kërkimet e policisë viktima Xhuliano Bullari, ka qenë i ndjekur penalisht me trafikim të qenieve njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA