Gjatë mbrëmjes së sotme, pritet të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit dy avionë të tjerë me qytetarë afganë.

Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë, njofton Ministria e Jashtme.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera.

Ditën e sotme, mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja që janë strehuar në Durrës.

121 afganët e parë erdhën me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas u pritën nga ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja Yuri Kim, po ashtu edhe nga struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore të cilat ishin në gatishmëri.

Vendi ynë do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA