Ushtria amerikane prodhon armën sekrete, nuk e përballon askush!

26/08/2021 19:21

Ushtria amerikane është duke prodhuar një armë të fshehtë sonike, e cila e lë shënjestrën të paaftë për të komunikuar.

Arma nuk është vdekjeprurëse, por mund të shkaktojë probleme te medha e thuhet se askush, nuk i bën dot ballë. Pajisja që bllokon zërin, e pagëzuar AHAD, mund të mbahet në krahë dhe përfshin një mikrofon të fuqishëm i cili regjistron zërin e objektivit, e amplifikon, pastaj ia kthen mbrapsht. Zëri kalohet në dy pista: njëra është pothuajse njësoj me origjinalin, tjetra ka një vonesë prej disa qindra milisekondash duke krijuar nje jehone corientuese. Një patentë e regjistruar për sistemin AHAD u miratua në fillim të kësaj vere. Në të shpjegohej se “për shkak të efektit të vonuar të reagimit audio, përqendrimi i folësit do të ndërpritet, duke ia vështirësuar komunikimin”.

Interesant është fakti se njerëzit rreth e qark shenjestrës nuk do të kuptojnë asgjë; ata nuk do të jenë në gjendje të vënë re se c`po ndodh dhe do të duket sikur objektivi thjesht nuk komunikon pa ndonjë arsye. Pajisja është pjesë e një koleksioni armësh jovdekjeprurëse të Shteteve të Bashkuara, të cilat parashikohet të gjejnë së shpejti përdorim ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA