Muaji gusht nga Ministria e Shëndetësisë është cilësuar si muaji i hapur, mund të vaksinohen të gjitha ata qytetar që i përkasin moshës plus 18.

Pavarësisht mundësisë për të marrë vaksinën dhe për të qenë të mbrojtur nga Covid 19 dhe varianti Delta që po përhapet me shpejtësi, të rinjtë në qytetin e Durrësit ngurojnë të vaksinohen. Ata thonë që nuk janë të mirëinformuar mbi vaksinën kundër Covid 19.

Ndërkohë një ditë më parë Ekspertët e Komitetit Teknik kërkuan vaksnimin masiv të popullsisë, sipas tyre pacientët me gjendje të rënduar shëndetësore që janë të shtruar në spitalin Covid 1 janë ata që nuk janë vaksinuar. Nga ana tjetër personat që kanë marrë dozën e parë ose ata që kanë kryer vaksinimin e plotë Covid 19 dhe variantin Delta mund ta kalojnë shumë lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA