Studentët, vaksinim me detyrim/ Rama: Do vijë momenti që s’do lejohen të hyjnë në auditore

26/08/2021 15:03

Kryeministri Rama paralajmëroi marrjen e një vendim për të bërë të detyrueshëm vaksinimin e të gjithë studentëve dhe të pedagogëve.

Rama tha se do vijë momenti që vaksinimi për ata që hyjnë në auditore do të jetë i detyrueshëm. Nisja e vitit të ri akademik në universitete mund të paraprihet nga një vendim qeverie që bën të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë studentët dhe pedagogët. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Rama gjatë inspektimit të ambienteve të rezidencës studentore numër dy.

Rama: Duhet të komunikojmë intensivisht në të gjithë rektoratet është se mund të vijë momenti duke pasur parasysh edhe çfarë po ndodh nëpër botë dhe rritjen e numrave, rreziqet që paraqet varianti i ri Delta që vaksinimi për studentët që hyjnë në auditore do të jetë i detyrueshëm dhe do të duhet që t’ju komunikohet kjo vijimësisht që nëse vjen momenti, të mos thonë pse s’na thatë. Këtu s’ka “dua, s’dua” se për të gjithë ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre, të qenit bashkë me të tjerë, është përgjegjësi që nëse për veten e tyre mund të thonë që s’duan t’ia dinë, të tjerët nuk mund t’i marrin në qafë. Është e pamundur të lejojmë që të kemi përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe pastaj të shkojmë në masa që kurrë nuk duhet të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

Që në momentin e parë kur Shqipëria siguroi vaksinat nisi vaksinimin e të gjithë mësuesve dhe pedagogëve. Për ta u përdorën vaksinat AstraZeneca, por një pjesë e konsiderueshme nuk pranoi të vaksinohej. Vaksinimi në atë moment nuk ishte me detyrim dhe duket se së shpejti do bëhet i detyrueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA