Trenat magnetikë që po projekton Virgin – kompania e miliarderit Richard Branson – nuk do të përbëhen nga vagonë të ngjashëm me ata që jemi mësuar të shohim në shinat tradicionale, por nga kapsula të vogla hipersonike.
Ato do të jenë në gjendje të udhëtojnë me kolona por edhe të ndahen e të lëvizin në drejtime të ndryshme, në varësi të destinacionit të udhëtarëve. Këtë tregon videoja e konceptuar nga vetë Virgin për të krijuar një ide sa më të mirë të mjeteve të saj futuriste të transportit, të quajtur Hyperloop.
Virgin Hyperloop është një nga kompanitë më aktive në eksperimentimin e trenave supersonikë, të aftë të arrijnë shpejtësinë marramendëse të 1 mijë kilometrave në orë, falë faktit që udhëtojnë në boshllëk brenda disa tubave të mëdhenj.
Nëntorin e 2020-tës, u krye me sukses testi i parë. Kreu i kompanisë, Jay Walder garanton se nuk bëhet fjalë për mite, por për një realitet të prekshëm të cilin do ta shohim sipas tij në Shtetet e Bashkuara “deri në vitin 2030”, e më pas edhe në Europë.
Top Channel