Shakaja pa kripë e Biden me Afganistanin, gazetarët “gozhdojnë” zëdhënësen!

26/08/2021 13:52

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk dinte si të përgjigjej kur u pyet nga gazetarët lidhur me një shaka të cilësuar si “pa kripë|” nga ana e presidentit Joe Biden mbi krizën e Afganistanit.

I pyetur nga një reporter se çfarë do të bënte nëse shtetas amerikanë do të mbeten të bllokuar në atë vend pas afati të 31 gushti, Biden iu përgjigj: “Ja, ty do të të marr të parin në telefon”!  Gazetari Petër Doocy e pyeti Psakin se “cfarë ka për të qeshur në një situatë të tillë”, dhe zëdhënësja u gjet krejtësisht e papërgatitur. Psaki dha një përgjigje të vagët.

“Mendoj se ajo që ai përcolli, ose më saktë ajo që unë po përcjell këtu është se sic deklaroi dhe sekretari i shtetit, ne jemi në rrugën e duhur për të përmbyllur misionin tonë në 31 gusht”, tha plot ngurrim. Një ditë parë u realizuan gjithsej 90 fluturime nga avionë amerikanë dhe ndërkombëtarë nga Kabuli, mesatarisht një çdo 39 minuta. 88,000 vetë janë evakuuar që kur filloi operacioni para disa javëve.

Skena në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” mbetet e tensionuar dhe kaotike, por zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se “nuk do të jetë përgjegjësi e amerikanëve” që të kontrollojnë sigurinë e aeroportit pas 31 gushtit, data që ka caktuar Presidenti amerikan, Joe Biden për përfundimin e operacioneve ushtarake në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA