Sërish shifra të larta infektimesh/ MSH: Ja sa raste u shënuan në 24 orë. Humbin jetën 3 persona, mes tyre një 40-vjeçar

26/08/2021 18:29

Sërish është regjistruar një rast i lartë infektimesh si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6619 prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 888 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre një 40-vjeçar nga Shkodra i cili vuante nga obeziteti dhe rezultonte i pavaksinuar, po ashtu një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Dibra.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Ministria vijon me thirrjet për vaksinim për çdo qytetarë +18 vjeç ndërkohë që jemi në muajin e hapur të vaksinimit.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë, në këto bashki:
254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 888
Të shëruar në 24 orë 274
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,019,885
Raste pozitive 142,253
Raste të shëruara 132,086
Raste Aktive 7681
Humbje jete 2,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2900
Shkodër 1322
Vlorë 694
Fier 592
Durrës 527
Lezhë 397
Elbasan 376
Berat 278
Gjirokastër 243
Korçë 156
Kukës 116
Dibër 80

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA