Pushuesit largohen nga shiu/ Në Shëngjin ndërpritet plazhi nga moti i keq

26/08/2021 12:06
Foto ilustruese

Reshjet e shiut kanë larguar pushuesit nga bregdeti i Shëngjinit.

Shumë prej tyre po e shfrytëzojnë këtë ditë të freskët për të shëtitur e ndërsa të tjerë edhe po largohen.

Ulja e temperaturave duket se do të sjellë më shpejt mbylljen e sezonit veror. Pushuesit nga Kosova pas reshjeve të para kanë bërë valixhet gati për t’u larguar në atdhe. Largimi i menjëhershëm i pushuesve pritet të sjellë dhe trafik të rënduar në rrugë.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e pushuesve i janë drejtuar shëtitores dhe bregut të detit, duke shfrytëzuar kështu ajrin e pastër dhe freskinë e detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA