Ndeshjet, më pak tifozë në stadium/ Nuk pranohet kërkesa e federatës për të hapur stadiumet plotësisht

26/08/2021 16:12

Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve ka refuzuar të dyja kërkesat e Federatës Shqiptare të Futbollit për shtimin e kapacitetit të tifozëve të lejuar për dy ndeshjet e kombëtares, ajo me Hungarinë dhe San Marinon më datat 5 dhe 8 shtator dhe në vazhdim për kampionatin shqiptar.

Do të vazhdojnë aktivitetet sportive të jenë të hapura për tifozët me publik të reduktuar deri në 30%…”, tha Rakacolli gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik.

Ky kufizim ndikon ndejshëm në plotësimin e kërkesës së tifozëve për të ndjekur përfaqësuesen kuqezi në eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022 pasi prania e tyre kushtëzohet edhe nga kapaciteti i stadiumit “Elbasan Arena” ku do të zhvillohen këto ndeshje.

3700 bileta për secilën nga këto ndeshje janë në dispozicion për tifozët, shifër që përkon me 30% e kapaciteti prej rreth 12.000 vendesh që ka stadiumi i qytetit të Elbasanit.

Pavarësisht kërkesës për të shtuar kriteret e vaksinimit apo gjithçkaje tjetër, në kuadër të lejimit të mbushjes së stadiumit, Komitetit i Ekspertëve nuk e ka marrë parasysh sa i përket aktiviteteve sportive.
Burime për Top Channel konfirmojnë se për dy ndeshjet e përfaqësueses kanë mbetur shumë pak bileta të pashitura, ndërkohë që tribuna qendrore dhe ajo VIP është e ezauruar.

Aktualisht të gjitha biletat për aktivitetet sportive në vendin tonë nuk kanë kritere vaksinimi dhe janë në shitje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA