Dy makina janë përfshirë në aksident në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të shumta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që ndihmuan për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet, si dhe policia që është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA