Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City pas skadimit të kontratës së tij aktuale dhe se roli i tij i ardhshëm do të jetë në futbollin ndërkombëtar.
Spanjolli, 50 vjeçar, ka qenë në krye të skuadrës nga “Etihad Stadium” që nga viti 2016, duke fituar Premier Ligën tri herë, ndërsa ka shpresa të mëdha që ai mund t’i japë fund pritjes së klubit për një triumf në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayernit të Mynihut ka zbuluar planet e tij për të lënë City-n kur të përfundojë kontrata e tij, e cila do të përfundojë në fund të sezonit 2022-23 duke i bërë kështu shtatë vite në krye të kësaj skuadre.
50-vjeçari tha se do të bënte një pushim nga futbolli në atë fazë dhe pastaj te merrte drejtimin e një kombëtareje.
Top Channel