“Do të doja të isha vaksinuar”, fjalët e fundit të mësueses që ndërroi jetë nga koronavirusi

26/08/2021 14:26
Cervical Cancer Vaccine

Një mësuese nga Teksasi i shkroi nënës së saj “Mami, do të doja të isha vaksinuar”, në mesazhin e fundit para se të ndërroi jetë nga koronaivirusi.

Paige Ruiz, 32 vjeçe, vdiq vetëm 2 ditë pasi solli në jetë foshnjen. Ajo nuk ishte vaksinuar dhe ishte 9 muajshe shtatzënë kur rezultoi pozitive me Covid.

Nëna e saj, Robin Zinsoi tha për CNN: “Ajo mendonte se nuk kishin informacion të mjaftueshëm që të vaksinohej pa pasur frikë se do të dëmtonte foshnjen. Unë e pyeta, “Ke folur me doktorin? Do të doja të ishe vaksinuar.” Ajo më thoshte vazhdimisht, “Jo, do të pres derisa të lind foshnjen.” Ajo ishte e shqetësuar për fëmijën.”

Ruiz përfundoi në spital me simptoma të lehta pasi rezultoi pozitive me Covid-19. Për këtë arsye, mjekët vendosën që të lindte fëmijën me metodën cezariane për ta shpëtuar atë dhe foshnjen e saj. Ruiz solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Celeste. Kjo ishte vajza e dytë që vjen nga martesa e saj me Daniel, me të cilin ka dhe një vajzë tjetër.

Ruiz ndërroi jetë më 15 gusht dhe mesazhi i saj i fundit para se të vdiste ishte ‘Mami, do të doja të isha vaksinuar’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA